Në Preshevë përurohet libri me poezi "Fjalë e lot" i autores Marigona Fejzullahu
Lokale

Në Preshevë përurohet libri me poezi "Fjalë e lot" i autores Marigona Fejzullahu

04.Jun.2016 20:54
0
Në sallat e mësmit të Univerzitetit Internacional të Novi Pazarit- dega në Preshevë, u përurua libri me poezi " Fjalë e lot" i autores Marigona Fejzullahu.

Redaktori i librit, shkrimtari Bilall Maliqi, para të pranishmëve elaboroi për sukseset e Edicionit të Botimeve të “Feniksit”,  dhe për librin e autores Fejzullahu.

“Vëllimi poetik me titull “Fjalë e lot” i autores Marigona Fejzullahu vjen si rezultat i angazhimit të saj në krijimin e poezive, të cilat e përthekojnë përmbledhjen me vjersha me këtë titull, titull ky që është nxjerrur nga brendia e librit, gjegjësisht nga poezia me tutullin përkatës.

Ky titull pak prekës, por ka simbolikën e vet, sepse shumica e poezive të librit ngërthejnë në vete poezi që shprishin dhembje me pika lotësh, por nganjëherë lotët dalin edhe nga gëzimi i menjëhershëm apo i befasishëm”, tha Maliqi.

Ai më tej shtoi se libri është i ndarë në dy cikle poetike, në ate "Shtigjeve të hapura" dhe "Ku janë trimat".

Në ciklin e parë poetik shohim se autorja shpalos frymëzimet e saj në poezi me motiv nga përditshmëritë tona, i shkruan poezi babait, nënës, jetimave, të cilët kanë ngelur në mëshirën e fatit, pa përkujdesje as shoqërore, as institucionale, dhe këtë ndjesi autorja e ka shkruar me një dhimbje të thellë m’u ashtu siç i ka shkrirë këto nëpër vargje, të cilat përcillen me emocione gjatë leximit, por edhe të tjerave që shpërfaqin doza pesimizmi nga akterët e të bëmave që tek popullata shprishin pasiguri, dhembje dhe që nxisin rrjedhje lotësh” tha para të pranishmëve redaktori i librit.

Maliqi shtoi se nga gjitha që u tha d vijmë në konkludim se ky libër i takon ligjërimit poetik për fëmijë dhe të rinj.

"Poezitë janë të rimuara, kanë muzikalitetin dhe si i tillë libri shoqërohet me vlera të begatshme artistike” tha në përfundim  kryetari Maliqi.

Recensentja e librit, poetja Jalldëze Kasumi-Arifi në fjalimin e saj e çmoi kontributin e autores në libër.

“Autorja ka ditur të gjejë motive të cilat i ka rregulluar mirë, duke i rimuar ato, kështuqë libri ka arritur vlerën e dëshiruar të autores” thotë recensentja e librit.

Për të diskutuar fjalën e morën : Demush Berisha, poet, Rexhep Abazi, poet dhe Nehat Ramizi, ndërsa në emër të familjes Fejzullahu, të pranishmit i përshëndeti dhe i falënderoi Shqipërim Fejzullahu.

Edhe autroja e librit i falënderoi të pranishmit, familjen e saj e cila e mbështeti tërë kohën në realizimin e librit, si dhe redaksinë e Feniksit./Titulli.com/

KF "Likova" e Maqedonisë fiton vendin e parë në turnirin " Musa Musahu " në Preshevë
Ja çfarë shkruan gazetari i Preshevës për Ardita Sinanin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration